Qeveria ka alokuar për vitin 2025 një grant prej 300 milionë lekësh të rinj, përmes të cilave do t’u vijë në ndihmë bizneseve të reja apo start-upeve. Fondi në fjalë do të ndahet në 3 faza dhe gara për aplikim është e hapur deri në datën 30 dhjetor. Drejtori i Agjencisë së Start-upeve, Arjan Ymeri, shpjegoi në studion e MCN procedurat e aplikimit.

Ne kemi një proces vlerësimi që kalon dy faza. Fillimisht bëhet vlerësimi administrativ, pastaj vlerësimi teknik. Ky ka të bëjë me produktin dhe buxhetin e bashkuar bashkë me aplikimin. Ne kemi 5 vlerësues, të pavarur nga agjencia. Buxheti lidhet me aktivitetet e specifikuara në formularin teknik.

Ymeri tha se synimi i programit GRANT 2025 është mbështetja e sipërmarrjeve të reja. Në funksion të kësaj strategjie, në vitin e dytë të tij ky program do të sjellë hapësira të zgjeruara në panaire.

Skema është për t’u dhënë mundësi sipërmarrësve të hapin një biznes. Granti është dhënë me qëllim që të krijohen sa më shumë biznes. Ne kemi hapur një fushatë shumë të gjerë ndërgjegjësimi. Në rastin e sfidave, njëra prej tyre për këtë vit ka qenë numri i madh i kërkesave për mentorë. Ne këtë vit i kishim resurset e limituara.

Agjencia ka qenë operative prej janarit 2024, prandaj duam që të gjithë të sensibilizohen sa më shumë. Një sfidë tjetër është të kuptohet mënyra si plotësohet dokumentacioni i grantit. 300 milionë lekë është pjesë e fondit të taksapaguesve dhe ne do të jemi rigorozë.

Ne kemi disa partnerë që ndihmojnë. Viti 2025 do të sjellë mundësinë që të kenë hapësirë në panaire dhe start up të tregojnë veten e vet.