
Elsaida Mlloja dhe Griseld Mlloja motër e vëlla të ftuar në Zgjohu me MCN kanë rrëfyer momentin emocionues mes tyre gjatë dasmës së saj kur janë takuar sëbashku.
Ata tregojnë se janë mjaft të lidhur mes tyre dhe se gjithë javës së dasmës kanë kërcyer e kënduar, por momenti kur Elsaida do dilte nga shtëpia e babait e veshur me vello kanë qenë mjaft prekës pasi ata duke u përqafuar kanë shpërthyer në lot, duke mos u ndarë dot nga njeri-tjetri.
Nuk jetojmë të ndarë, kemi jetuar në të njëjtën në shtëpi por kur erdhi ai momenti për tu takuar mu duk si një ndarje dhe ai ishte moment shumë emocionues dhe nuk duruam dot.
Gjatë gjithë javës së dasmës kemi kërcyer dhe qeshur, por ai moment erdhi natyrshëm. Që në momentin që vendosëm datën e dasmës kisha filluar të ndjeja mallin edhe për shtëpinë dhe jo më për njerëzit e shtëpisë.
Kam një marrëdhënie të ngushtë me vëllain kemi vetëm njeri tjetrin dhe ndajmë gjithçka mes nesh. Edhe kur jam lidhur vëllai ka qenë i pari që e ka mësuar. Akoma nuk jam mësuar me idenë që nuk jam më në atë shtëpi.
Shtëpia e babait është e pazëvendësueshme. Me vëllain dhe jemi zënë shpesh po nuk zgjat shumë. Vëllai më është gjendur afër në çdo gjë, edhe kur kam nisur punë, ai ka qenë një mbështetje e madhe për mua.



