Dikur vrisnin me motoçikleta

Dikur vrisnin me motoçikleta

Deri në vitin 2009 të gjitha vrasjet në Shqipëri kishin një tjetër model. Autorët e krimit përdornin motoçikleta. Kishte një arsye. Ato ishin të gjitha pa pronar. Në Shqipëri deri në këto vite, mund të perdorje një motor jo vetëm pa patentë por edhe pa e vendosur pronësinë. Edhe kur gjendej ndonjë motor në ndonjë vendngjarje, ligjërisht nuk mund të akuzoje askënd sepse nuk mund ta vërtetojë dot, nëse ai ishte pronari i atij sendi.

Duke qenë se ishin kthyer në një makth për të gjithe, kryesisht jo vetëm për vrasje, por për grabitje të shumta. Në atë kohë qeveria dha urdhër pasi dëgjoi specialistët e duhur që të targoheshin të gjithë motoçikletat, dhe çdo drejtues motoçiklete të kishte patentën e duhur. Si gjithmonë në Shqipëri, askush nuk i merr seriozisht si fillim vendimet e qeverisë ndaj pjesa më e madhe vazhdoi qarkullimin pa e rregjistruar atë.

Për dy vite, nga viti 2007 deri në 2009, policia e qarkullimit bllokoi dhjetëra mijëra motoçikleta, ndërsa sekuestroi 8 mijë e 300 të tillë të cilët kishin hyrë si të vjedhur në Shqipëri, dhe askush nuk mund të dokumentonte më pas blerjen e tyre. Në fakt, ajo ngjalli disi zemërim tek përdoruesit e thjeshtë edhe ata që ishin me kubikë të vogël, por çfarë prodhoi brenda vitit!

Prodhoi një ulje të krimit të vrasjeve me masën 20 përqind, ndërsa uli me një perqindje të konsiderueshme grabitjet në rrugë. Sërish në 2008 u përdoren motoçikleta në vrasje, por pjesa më e madhe e tyre u identifikuan, dhe për këtë arsye autorët e krimit të rëndë po kërkonin ndërrimin e modelit të tyre. Me motoçikletë ishin më të lirshëm për ta kryer krimin.

Largoheshin më shpejt nga vendi I ngjarjes, nuk zbuloheshin dot kurrë nga kamerat për shkak të skafandrës qe mbanin, e të tjera elemente që I mbronte vrasësit aso kohe nga kjo metodë. Ndërsa në 2009, të gjithë pothuajse hoqën dorë nga kjo mënyrë e të kryerit të vrasjeve, pasi targat binin në sy menjëherë, dhe përveç targave, binte në sy lloji i motorit i cili në ndonjë moment mund të ishte një prototip I veçantë për shkak të ngjyrës, fuqisë kubike dhe markës që përdorej.

Pjesa më e madhe në atë kohë kishin në pronësi për të kryer krime motocikleta të markës Suzuki dhe Yamaha por numri i tyre sidomos në kryeqytet ishte i vogël dhe jo vetëm informatorët e policise por edhe policët e qarkullimit rrugor I njihnin pronarët e këtyre  motocikletave. Nga 2009 deri në 2014 pothuajse të gjithë po hiqnin dorë nga kjo menyrë e ekzekutimit. Derisa për të bërë një ndër vrasjet më të bujshme, tronditëse apo shokuese përdorën sërish një motoçikletë. Në vrasjen e bankierit Santo.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy