Mijëra njerëz janë evakuuar nga shtëpitë dhe hotelet në ishullin grek të Rodosit për shkak të përhapjes së zjarreve në zonë. Anijet private i janë bashkuar rojes bregdetare greke për të ndihmuar në marrjen e njerëzve nga plazhet në lindje të ishullit. Anijet e marinës greke raportohet gjithashtu se po shkojnë drejt zonës, e cila është e njohur për turistët. Zëvendës shefi i zjarrfikësve i Greqisë tha se zjarret në Rodos janë më të vështirat me të cilat përballet shërbimi i tij aktualisht. Pesë helikopterë dhe 173 zjarrfikës po operojnë në zonë, ndërsa dy hotele në zonën e Kiotarit raportohet se janë dëmtuar nga zjarri. Greqia po përballet me temperatura shumë të larta këtë fundjavë, ndërkohë që meteorologët paralajmërojnë se mund të ketë rritje deri në 45 gradë Celcius.



