Kush është Pjerin Xhuvani/ nga ish-kryetar i LSI-së Elbasan tek dënimet për shpërdorim detyre dhe falsifikim

Kush është Pjerin Xhuvani/ nga ish-kryetar i LSI-së Elbasan tek dënimet për shpërdorim detyre dhe falsifikim

Pjerin Xhuvani, 56-vjeç që mbeti i vrarë pasditen e sotme në qytetin e Elbasanit pas një konflikti për shit-blerjen e votave, është një person i njohur në politikë dhe jo vetëm. Ai ka qenë kryetari i degës së Lëvizjes Socialiste për Integrim në Elbasan.

56-vjeçari ka mbajtur disa pozicione drejtuese në disa drejtori të LSI-së në qarkun e Ebasanit. Në vitin 2015 ai u arrestua teksa ishte drejtori i Drejtorisë Rajonale të Fondi i Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor. Gjykata e Tiranës në korrik të vitit 2016, e dënoi atë me 3 vite burg, denim i cili u konvertua në 2 vite e gjysmë shërbim prove si dhe heqje e së drejtës së ushtrimit te funksioneve publike për 3 vite.

Xhuvani në atë kohë u dënua për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh. Në vitin 2017, Pjerin Xhuvani u bë pjesë e Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet. Së fundmi ai ishte në radhët e Partisë Socialiste. Në përplasjet qe ndodhën më 14 mars të këtij viti, gjatë festimeve të ditës së verës në Elbasan, Partia Demokratike e akuzoi Pjerin Xhuvanin, si personi që organizoi incidentet mes militantëve të PD dhe PS.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy