
Gjyqtari I Apelit në Gjykatën e Posaçme anti korrupsion sjell për publikun librin e tij Dilema Kushtetuese 3, një botim ky që analizon vendimet e disa gjykatave. Gjyqtarë dhe akademikë vlerësuan këtë libër për rëndësinë e tij të veçantë që sjell për fushën e jurisprudencës.



