Berisha: Kandidati i Bashës nën sqetullën e Ramës! I dha monopolin e shërbimeve detare

Berisha: Kandidati i Bashës nën sqetullën e Ramës! I dha monopolin e shërbimeve detare

Ish-kryeministri Sali Berisha u ndal sot në fshatin Katund i Ri në Durrës ku prezantoi kandidatin për kryetar bashkië të koalicionit “Shtëpia e Lirisë” Ardian Muka. Berisha tha se kandidati i Bashës Luan Hoti është nën sqetullën e Edi Ramës, që sipas tij i ka dhënë monopolin e shërbimeve detare nga Saranda në Shëngjin.

Krah kandidatit të ‘Shtëpisë së Lirisë’ kandidon edhe kandidati i Lul Bravës. Luan Hoti është ftuar që të marrë pjesë në primare. Z. Hoti refuzoi, nuk erdhi. Sepse sekretar dhe kryetar u emërua pa votë. Kishte frikë nga vota juaj. Kandidati i Lul Bravës është absolutisht në sqetullën e Edi Ramës. Ka monopolin e shërbimeve detare nga Saranda deri në Shëngjin. Monopoli është i ndaluar me ligj sepse do të thotë korrupsion. Ty kaq shumë të don Edi Rama Luan sa këtë ndër që të ka bërë ty nuk ia ka bërë asnjë socialiste me monopol. Brava nuk del dot nga selia. Filloi një tur e pritën sic meritontë sepse iu hodhi gaz. Të zemëruar demokratët nuk e pritën. Me ndihmën e Edi Ramës kanë konfiskuar logon. Kanë konfiskuar logon e PD-së. Logon e ka rrëmbyer Rama. Në 6 mars asnjë votë askund tjetër përveç logos së ‘Shtëpisë së Lirisë’ dhe Ardi Mukës. Do bëni një debat, një dialog, me të gjithë demokratët që vazhdojnë dhe thonë akoma jemi me logon dhe Luanin. S’kanë arsye me Bashën ka vetëm humbje”, tha Berisha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy