Krashi: S’ka sinjale për ndryshime në qeveri, por janë të mirëpritura. Shumë drejtorë abuzojnë me punën (VIDEO)

Krashi: S’ka sinjale për ndryshime në qeveri, por janë të mirëpritura. Shumë drejtorë abuzojnë me punën (VIDEO)

Deputeti socialist Lavdrim Krashi, turin e Edi Ramës pas zgjedhjeve të 14 majit, e sheh në cilësinë e kryetarit të Partisë Socialiste, për të falënderuar gjithë qytetarët shqiptarë që kanë dhënë një votë masive për PS.

Në një lidhje me MCN Live, ai tha se përveçse votës është përgjegjësi shumë e madhe dhe pritshmëritë e elektoratit janë shumë të larta për kryetarët e bashkive apo këshillat bashkiakë ku do të drejtojë Partia Socialiste.

Krashi shtoi se turi është edhe për të vazhduar debatin dhe përfshirjen me qytetarët shqiptarë gjatë gjithë kohës, për të qenë në kontakt të vazhdueshëm me qytetarët shqiptarë.

Sa i takon ndryshimeve të mundshme në qeveri, Krashi tha se ka hapësirë për të përmirësuar.

Qeveria përveç punëve të mira ka dhe shumë të meta bën dhe shumë gabime. Ndryshimi mes nesh dhe të tjerëve, është se ne i kuptojmë gabimet dhe reflektojmë nga gabimet.

Nëse Kryeministri mendon se duhet të ketë ndryshime, është në të drejtën e tij, nuk është se kam ndjerë ndonjë sinjal se kërkon ndryshime në qeveri. Çdo ndryshim është i mirëpritur.

Më duket se performanca e qeverisë, përveç të metave që ka më duket krejt normale që të vazhdojë dhe siç është.

Teksa Kryeministri foli për bajraktarë në krahë të ministres së Turizmit Mirela Kumbaro dhe la të kuptohet se një lloj pakënaqësie a me drejtorë që sillen si bajraktarë dhe a ka probleme të kësaj natyre, Krashi tha se Rama është i drejtpërdrejtë dhe pragmatik nuk ka frikë apo turp që të kritikojë funksionarë të Partisë Socialiste.

Rama u shpreh dhe në Vlorë dhe Gjirokastër që është turp i Shqipërisë për disa drejtorë që i përkasin Hipotekës, referuar pronave që janë mbivendosur.

Rama është lidership dhe atje ku ka informacione që gjërat nuk funksionojnë. Edhe PS për 10 vite në pushtet nuk ka arritur që t’i zgjidhë, por përgjegjës për këtë nuk është Edi Rama dhe qeveria, por drejtuesit lokalë që e shikojnë punën si një privilegj.

Dhe unë vërej që ka shumë drejtorë që e shikojnë punën si privilegj, ka dhe abuzime. Sa i takon sektorit të shëndetësisë, Kadastrës, Tatimeve apo sektorë të tjerë.

Ka shumë vende pune që nuk e shohin punën si shërbëtorë, por abuzojnë me të ardhurat e shqiptarëve. Mendoj se do ketë një qasje për ta luftuar maksimalisht korrupsionin.

Ka raste kur mbivendoset prona, por në shumicën e rasteve bëhet për arsye korruptive. Për tu dhënë besim njerëzve që qytetarët do vendosen në sektorë publikë, do jenë shërbëtorët tuaj të parët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy