E godet rrufeja, shpëton mrekullisht një peshkatar në Gramsh

E godet rrufeja, shpëton mrekullisht një peshkatar në Gramsh

Ka shpëtuar mrekullisht pasi është goditur nga rrufeja një peshkatar në Gramsh.

Burimet thonë se 55-vjeçari Dule Dollenga ka qenë duke peshkuar në ujërat e lumit Devoll kur është goditur nga rrufeja në krahun e majtë.

Menjëherë ne vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e zjarrfikëses të cilët bashkë me banorët e zonës kane bërë të mundur transportimin e peshkatarit të lënduar drejt spitalit Gramsh ku raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Moti i keq sot shkaktoi probleme në Gramsh .

Stuhia përzierë me breshër solli bllokimin e rrugëve të qytetit për më shumë se një orë. Rrufetë janë bërë një dukuri e zakonshme në Gramsh.

Vetëm javën e shkuar si pasojë e rrufesë ngordhën rreth 165 krerë dele.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy