Tashmë jemi mësuar të shohim Presidentin e SHBA-ve të dhurojë here pas here një show të vërtetë. E kemi parë Barack Obamën të këndojë, të kërcejë por edhe të argëtojë me qindra njerëz me një humor plot batuta fine.
4 korriku për amerikanët është një ditë e veçantë pasi festojnë pavarësinë, për Presidentin Barack Obama është një event i dyfishtë. Mbrëmjen e 4 korrikut, gjatë një eventi në Shtëpinë e Bardhë, përpos ditëlindjes së kombit u festua dhe 18 vjetori i Malias, vajzës së Presidentit. Ky i fundit, pasi deklaroi se “është detyrë e një babai të vër në siklet të bijat”, këndoi dhe “Happy Birthday” për Malian e cila rendi të përqafonte të atin mes duartrokitjeve të publikut.



