Argjentinë, pilulat e emergjencës do të shiten pa recetë

Argjentinë, pilulat e emergjencës do të shiten pa recetë

Gratë në Argjentinë nuk do të kërkojnë më recetë për të blerë pilulat e kontracepsionit urgjent.

Lëvizja u mirëprit nga grupet feministe, të cilat e shohin atë si një shenjë përparimi në vendin me shumicë katolike.

Ministria e Shëndetësisë tha se masa do të ndihmonte në shmangien e shtatzënive të padëshiruara duke kapërcyer vështirësitë e aksesit në shërbimet shëndetësore, furnizimet kontraceptive dhe edukimin me të cilat përballen disa gra.

Në vitin 2020, vendi legalizoi abortet deri në javën e 14-të të shtatzësisë, një veprim i kundërshtuar nga Kisha, e cila u kishte bërë thirrje senatorëve të refuzonin projektligjin.

Pilulat e kontracepsionit të urgjencës, të marra brenda 120 orëve pas seksit të pambrojtur parandalojnë shtatzëninë duke bllokuar fekondimin e vezës,sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, megjithëse është më efektive brenda 12 orëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy