
NATO i cilëson "akte të qëllimshme, të pamatura dhe të papërgjegjshme sabotimi" dëmtimet e tubacionit Nord Stream në detin Baltik.
Tri rrjedhje - dy në zonën e Danimarkës dhe një në zonën e Suedisë – u zbuluan dy ditë më parë në dy tubacione të mëdha ruse. Ndërsa Suedia identifikoi sot një rrjedhje të katërt.
Në këtë det kalojnë tubacionet e gazsjellësit Nord Stream, i cili çon gazin natyror nga Rusia në Gjermani.
BE i ka cilësuar akt sabotazhi këto dëmtime, ndërsa ka theksuar se do të bëjë gjithçka për të mbrojtur infrastrukturën kritike evropiane.
Ndërsa NATO deklaroi sot se “këto rrjedhje po shkaktojnë rreziqe për transportin detar dhe dëme të konsiderueshme mjedisore”.
Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mblidhet më 30 shtator për të diskutuar për këtë incident.



