Një atentat me armë zjarri është shënuar meditën e sotme në zonën e Thrakomakedones, në Atikë të Greqisë.
Në shënjestër të të shtënave të drejtuara në ambientet e jashtme të një kafeneje janë vënë dy shqiptarë, njëri prej të cilëve mbeti i vrarë në vend dhe konkretisht Irakli Davella rreth 45 vjeç.
Mësohet se i plagosur mbeti edhte një shqiptar tjetër i cili kishte mbërritur në Greqi nga Dubai. Ai ndodhet në gjendje kritike për shkak se ka plagë plumbash në kokë dhe në bark.

Forca të forta policore kanë shkuar në vendngjarje dhe po kryejnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes, ndërkohë që flitet për një ekzekutim mafioz.
Nga të dhënat paraprake raportohet se autorët e krimit u larguan nga vendi i ngjarjes, me një makinë të vjedhur.



