
Një grup vogëlushes nga mosha 3 vjeçare të përgatitura nga instruktorja e baletit Rezarrta Sulejmani, zgjodhën të përshëndesin shkuesit e programit të mëngjesit “Zgjohu me MCN”.
Instruktorja e baletit, thotë se ato përmes shumë ushtrimeve, ja dolën të përgatiten dhe të performojnë më dashuri këngë patriotike për festat e Nëntorit.
Kjo periudhë për festat e nëntorit për ne janë të veçanta sepse ne këtë muaj ja dedikojmë festave kombëtare dhe kështu që jemi me kostume popullore, kuq e zi dhe kemi një buqetë më vallë popullore.
Është një traditë që e bëj çdo vit dhe jo vetëm fëmijët por edhe prindërit e presin me shume gëzim sepse është një traditë dhe ne kemi valle shume te bukura dhe ato i mësojnë të gjitha.
Fëmijët janë të gëzuar të veshin kostume popullore sepse ne kemi shume konsume te bukura.
Moshat janë nga 3 -16 vjeç dhe do shikoni atmosferën festive që ne krijojmë këtu. Në vallet tona kemi disa treva nga Shqipëria, kemi marrë Rrajcën, Malësinë e Madhe, Shqipërinë e Mesme, vallen ‘ O sa mirë me qenë shqiptarë’, i kemi lakuar të gjitha më të njohurat.
Ne këtë e përgatisim edhe për ta shfaqur ne dhjetor te Liceu artistik.



