Bëmë ‘scroll’ në Instagram dhe kuptuam transformimin e Jonida Vokshit brenda 2 viteve

Bëmë ‘scroll’ në Instagram dhe kuptuam transformimin e Jonida Vokshit brenda 2 viteve

E kemi parë në skenë prej rreth një dekade e gjysmë, si këngëtare, aktore apo edhe si prezantuese, por vetëm dy vitet e fundit Jonida Vokshi është parë si influencuese mode. Ndryshimi i stilit duket se korespondon me kohën kur zyrtarizoi lidhjen me Besnik Krapin, me të cilin pak muaj më pas në shtator të 2019-s, celebroi dashurinë.

Në një nga përshkrimet për të në Google shkruhet se Jonida nuk e tepronte kurrë me ‘look’-un apo grimin. Por ndërsa bëni një ‘scroll’ në profilin e saj në Instagram me 363 mijë ndjekës, dalloni se në qendër të vëmendjes së prezantueses ka qenë gjithmonë paraqitja.

Ndërsa detajet e veshjes që nuk kanë ndryshuar janë atletet, por dikur për të mund të ishin thjesht aksesor komod, për të sot janë kthyer në aksesor stili.

Stili i zgjedhur i këpucëve me taka ka ndryshuar në këtë 2-vjeçarë dhe ja një shembull:

2018 vs 2020

Një nga veshjet më të preferuara të saj, siç e ka cilësuar edhe vetë në Instagram, janë ‘crop-top’-et, ndoshta edhe për treguar punën me tonifikimin e trupit, kohë para shtatzënisë dhe që nuk ndryshoi aspak gjatë 9 muajve të pritjes së ëmbël të Emit.

Po ashtu edhe ideja e kombinimit të një veshjeje sportive, por moderne, ka ndryshuar:

2018 vs 2020

Daljet e saj në spektakle:

2018 vs 2020
2018 vs 2020
2018 vs 2020

Ndërsa aksesorët, që dikur nuk tërhiqnin vëmendje pasi mungonin ose nuk ishin në madhësinë e duhur, sot janë një nga detajet që vështirë të mos dallosh kur skanon një foto të Jonidës.

Arsyeja e këtij ndryshimi stili mund të jetë dikush që fshihet pas, ose disa këshilla nga mikesha e saj e ngushtë Elvana, ose koha që prezantuesja u ndërgjegjësua për ndikimin që ka ndjekja e modës dhe të qenit gjithmonë ‘IN’.

*Ndalohet ribotimi i artikullit pa burimin TVT.al

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy