Xhamia/ Kaceli: Institucion i munguar në Tiranë, s’do ekzistojë një komunitet mysliman paralel (VIDEO)

Xhamia/ Kaceli: Institucion i munguar në Tiranë, s’do ekzistojë një komunitet mysliman paralel (VIDEO)

Ditën e djeshme u përurua xhamia e Namazgjasë në Tiranë. Lidhur me këtë specialisti i historisë islame Behar Kaceli në MCN Live u shpreh se Xhamia e Namazgjasë është e vetmja në llojin e vetë në të gjithë rajonin e Ballkanit.

Ai tha se nuk e sheh të mundshme ekzistencën e një komuniteti tjetër mysliman në Shqipëri. Sipas tij politikat e shtetit turk ndaj vendit tonë kanë qenë gjithmonë konstante, por siç ai thekson KMSH është ndikuar nga rryma të jashtme.

Është e dukshme që ka një ngërç komunikimi mes KMSH me drejtuesit aktualë, pra personi që ka detyrën në drejtim, ndërsa Komuniteti Mysliman e ka përcaktuar veten e tij prej 1923 që është në mbarëvajtjen e institucionit shqiptar. Kjo është treguar që me hoxha Hasan Tahsim.

Ky kalvar i madh pishtarësh që kanë dhënë kontribut përfundon me Sabri Koçin që tregon se si një person mund ta mbajë dritën e pishtarit të tij ndezur dhe në komunizëm. Sa i përket cenimit të asaj që për fat të keq e kanë quajtur të pavarësisë së xhamisë, unë e kam theksuar se xhamia aktuale është një institucion që s’ka të ngjashëm në Shqipëri për nga funksioni për arsye se xhamitë në Shqipëri janë thjesht ambiente që kryet vetëm salla e lutjes, ndërsa kjo xhami aktuale mbart një vakëf, ambiente shtesë dhe nëse do e ndajmë me përqindje aktiviteti fetar në këtë institucion do jetë diku te 20%.

Më tej ai shtoi se nga '90 e deri tani ka pasur ndarje dhe përplasje mes komunitetit mysliman dhe më të fuqishme se kjo, por nuk e sheh të mundshme krijimin paralel të një tjetër komuniteti mysliman.

Unë besoj se duhet të heqim dorë nga retorika e luftës së parë botërore, që do të thotë se Erdogan nuk ka politikat që ka pasur sulltani. Shqipëria është i vetmi shtet që Turqia ka nënshkruar traktatin e miqësisë të përjetshëm. Turqia ishte ajo që duronte tekat e Ahmet Zogut, është ajo që dëgjonte tekat e regjimit komunist dhe si ka prishur fare marrëdhëniet dhe aktualisht marrëdhënia e Erdogan me çdo qeveri është e njëjtë. Për këtë dua të them se nëse Turqia thotë se një grupacion ushtron aktivitete që I shoh të rrezikshëm Shqipëria duhet ta marrë në konsideratë.

Sa i përket kartës së terrorizmit ai tha se është abuzuar shumë prej 2001, por nëse duhet të ruhen mbarëvajtjet e institucioneve padyshim që shteti shqiptarë duhet të tregojë kujdes.

KMSH mund të jetë ndikuar dhe nga fryma të jashtme. Nëse shteti shqiptar do të kishte konsideruar ekzistencën e KMSH dhe do e kishte ngritur duke i rikthyer pronat, do kishin funksionuar vakëfet siç kanë qenë besoj se ai do ishte në pozita ndryshe. Kjo xhami, ky institucion i ka munguar Tiranës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy