Një rrëshqitje dheu në qytetin Pekalongan të Javas qendrore në Indonezi vrau 16 persona dhe plagosi 10 të tjerë, njoftoi të martën një zyrtar në agjencinë e zbutjes së fatkeqësive të vendit.
Rrëshqitja e dheut u shkaktua nga shirat e dendur në zonë që nga e hëna, tha zëdhënësi i agjencisë Abdul Muhari.
Ndërkohë autoritetet po kërkojnë për tre persona të zhdukur.
Pamjet e televizioneve treguan se shtëpitë u dëmtuan rëndë dhe u groposën nga rrëshqitja e dheut, me makina të groposura nga balta. Rrëshqitja e dheut dëmtoi rrugët, duke lënë rrënoja dhe gurë të shpërndara mbi to.
Abdul tha se dy ura ishin dëmtuar nga ngjarja. Agjencia e fatkeqësive paralajmëroi banorët se shiu pritet të vazhdojë gjatë ditëve të ardhshme.



