Ndihmoi dhe transportoi me makinë Ervis Martinajn, në pranga agjenti i Forcave Operacionale (VIDEO)

Ndihmoi dhe transportoi me makinë Ervis Martinajn, në pranga agjenti i Forcave Operacionale (VIDEO)

Një agjent i Forcave të Posaçme Operacionale ka rënë në prangat e policisë së Lezhës, pasi akuzohet se i ka ofruar ndihmë dhe ka transportuar të shumëkërkuarimn Ervis Martinaj, i cili rezulton i zhdukur dhe pa asnjë kontakt me familjen e tij.

Strukturat Hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, bënë ndalimin e shtetasit Jeton Lami, 28 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë punonjës policie (agjent), pranë Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit.

Gjykata e Shkallës së Parë Kurbin, me vendimin e datës 23.08.2022, ka caktuar ndaj 28-vjeçarit masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Nga hetimet e thelluara rezulton se 28-vjeçari, duke qenë punonjës policie, ka shpërdoruar detyrën duke përkrahur dhe transportuar një person shumë të kërkuar.

Materialet procedurale i kaluan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy