Komisioni Hetimor për shkarkimin e Metës/ Hyseni: Më 18 maj seanca dëgjimore me Presidentin (VIDEO)

Komisioni Hetimor për shkarkimin e Metës/ Hyseni: Më 18 maj seanca dëgjimore me Presidentin (VIDEO)

Është mbledhur sot Komisioni Hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Një nga pikat kryesore që u miratua pa asnjë votë kundër, është caktimi i ekspertëve për marrjen e ekspertizës që kërkon njohuri të posaçme lidhur me objektin e hetimit, që është nëse Meta ka shkelur apo jo Kushtetutën me deklarata e tij para dhe gjatë procesit zgjedhor.

Kryetari  i Komisionit Alket Hyseni tha se këtë fundjave do të dorëzohen të gjitha raportet e kërkuara nga institucionet lidhur me objektin e hetimit, ndërsa më 20 maj do të jepen konkluzionet e raportin përfundimtar dhe do i lihen katërditë kohë të shkruhet në mënyrë që më 24 maj të bëhet prezantimi përfundimtar i tij në Komisionin hetimor dhe më pas t'i çohet Kuvendit.

Komisioni njoftoi se Presidenti do të marrë pjesë në seancë dëgjimore më 18 maj. Ai tha se data e caktuar është 18, por do të diskutojnë me zyrën e Presidencës për të gjetur një datë të duhur por brenda javës që vjen.

"Më 14 maj 2021 do të bëhet miratimi i planit përfundimtar të komisionit hetimor dhe më 17 maj administrimi i raporteve të marra nga institucionet e lidhura me objektin e hetimit, deri në fund të javës do na vijën informacionit nga institucionet. Më 18 maj do të kemi seancë dëgjimore me Ilir Metën por do të flasim me zyrën e presidentit për të gjetur një datë të duhur por fleksibiliteti do të jetë i kushtëzuar vetëm brenda javës që vjen pasi afatet janë të përcaktuara. Më 20 maj do të nxjerrim konkluzionet e hetimit, për t'i dhënë kohë shkrimit të raportit përfundimtar në mënyrë që në 24 maj të jemi në prezantimin final të raporti në Komisionin hetimor dhe më pas ta dërgojmë në Kuvend", tha Hyseni.

Po ashtu, Komisioni diskutoi për zgjedhjen e dy ekspertëve, por në fund miratoi shtyrjen e zgjedhjes së ekspertëve për seancën tjetër.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy