Fier, prishen me tritol dy pallate (VIDEO)

Fier, prishen me tritol dy pallate (VIDEO)

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka shembur ditë e sotme dy ndërtesa në qytetin e Fierit dhe për të bërë këtë prishje ka përdorur 24 kilogram tritol.

Shkak i prishjes së këtyre dy objekteve është në kuadër të aksionit që ka ndërrmarrë këto ditë IKMT për rehabilitimin e lumit Gjanica dhe qëndrës së qytetit.

Shembja e dy ndërtesave njëri katër katësh dhe tjetri pesë katësh, është bërë në të njëjtën kohë çka rezultoi i sukseshëm duke ndezur dritën jeshile të nisjes së punimeve.

 Deri më tani në kuadër të këtij aksioni janë shembur rreth 15 objekte dy dhe më shumë katëshe.

Ndërkohë, drejtoresha e IKMT, Dallëndyshe Bici deklaroi se tashmë i hapet rrugë punimeve për fazën e dytë të rehabilizimit të lumit Gjanica dhe për ndërtimin e pedonales.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy