Dogjani: Qeveria më e dobët që ka pasur ndonjëherë Shqipëria. Ministrat, kukulla në funksion të ruajtjes së karriges së Ramës

Dogjani: Qeveria më e dobët që ka pasur ndonjëherë Shqipëria. Ministrat, kukulla në funksion të ruajtjes së karriges së Ramës

Ish-deputeti Asllan Dogjani e konsideroi qeverinë “Rama 4” si kabinetin më të dobët që ka patur ndonjëherë Shqipëria pas viteve 90’. Duke folur në edicionin e lajmeve në Mcn Tv Dogjani theksoi se ministrat e përzgjedhur janë kukulla, pa gojë, pa kredenciale, që janë vendosur vetëm në funksion të ruajtjes së karriges së kryeministrit. Ai tha se Ministria e Brendshme është hallka më e dobët e qeverisë ndër vite, dhe krimi në vend ka marrë përmasa të jashtëzakonshme. 

 

Kjo është qeveria më e dobët që ka patur ndonjëherë pas viteve 90’ Shqipëria. Është një qeveri me ministra të papërshtatshëm dhe e rrezikshme për qytetarët shqiptarë, konfirmon dështimin e kësaj qeverie në 12 vite, duke vendosur ministra pa kredenciale, që s’kanë një pavarësi të tyre. Ministrja e Brendshme u vendos në këtë kohë kur Policia është në ditët më të këqija të saj, kur grupet kriminale janë më të fortë se kurrë. 

 

Tregon që këta ministra janë zgjatime të Ramës, janë kukulla që janë vendosur vetëm në interes të ruajtjes së karriges së kryeministrit. Janë zgjedhur ministra pa gojë, pa kredienciale, kërkon kryeministri t’i këtë ushtarë dhe kukulla. Ministria e Brendshme ka qenë hallka më e dobët e qeverisë ndër vite. Janë ndërruar disa ministra. Grupet kriminale janë fuqizuar, s’kemi drogë më pak. Ministrja e Brendshme ka të drejtë të kontrollojë politikisht drejtorin e policisë dhe po të dojë e heq. S’ka një pavarësi, me ligj e ka, por praktikisht jo. Policia e Shtetit ka degraduar për shkak të politizimit që i bëhet Policisë së Shtetit. Sot hyjnë njerëz që i shërbejnë partisë, që janë të lidhur me grupet kriminale. 

 

Ditën e parë të shkollës qëllohet me automatik në një lokal dhe bëhet një terror! Krimi në vend ka marrë përmasa të jashtëzakonshme, krimi është në qeveri, politikë, binzes. Duhet të krijojmë një Polici të pavarur nga politika. Drejtori i Policisë të zgjidhet nga qytetarët, ose nga Parlamenti, jo nga politika”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy