25 apo 75, sa vite mbush këtë të dielë Partia Socialiste? Kjo është një ndër temat e shtruara shpesh për debat mes gazetarësh dhe studiuesish. TemA TV sjell një speciale të asaj nate kur PPSH-ja u riemërua si Partia Socilaiste e Shqipërisë.
Kongresi dhjetë i PPSH-së ishte dita kur do të shpallej emri i ri i partisë. Do të quhej Partia Socilaiste. Por atë ditë ndryshuan shumë pak gjëra përmes një beteje të ashpër mes reformatorëve dhe radikalëve. Këta të fundit ishin anëtarët e Byrosë Politike të vendsur përballë reformatorëve, komunistëve të rinj që morën frerët e PPSH-së pas 12 qershorit 1991.
TemA TV sjell detaje të historisë, shoqëruar me pamje të rralla filmike të Dritëro Agollit, njeriut të sulmuar nga byroistët e të tjerë, detaje të kësaj seance maratonë që solli partinë e re, më 12 qershor të vitit 1991.



