Temperatura 10 ° C nën mesataren, Europa nën “pushtetin” e acarit

Temperatura 10 ° C nën mesataren, Europa nën “pushtetin” e acarit

Temperaturat në të gjithë Europën veriore janë deri në 10 ° C nën mesataren, ndërkohë që autoritetet paralajmërojnë ngrirje të cilat mund të jenë vdekjeprurëse për njerëzit e pastrehë.

Dëbora e madhe dhe ngricat kanë çuar në ndërprerje të udhëtimeve të cilat janë bërë shkak për vdekje të shumta.

Në shumë vende të Europës vetëm ditët e fundit janë gjetur dhjetra të vdekur.

Në Gjermani katër persona janë gjetur të ngrirë sipas grupit në ndihmë të të pastrehëve, ndërkohë që mëngjesin e sotëm një grua me foshnjën e sapolindur janë dërguar në spital pasi janë gjetur jashtë një stacioni metroje në Nurembergut.

Të paktën 28 ​​vetë u plagosën në fillim të javës, pasi kushtet në rrugë kanë çuar në qindra përplasje automjetesh.

Mbretëria e Bashkuar mesnatën e së enjtes përjetoi natën e saj më të ftohtë që nga viti 1995 me -22.9 ° C të regjistruar në Braemar, në verilindje të Skocisë. Ishte gjithashtu nata më e ftohtë e shkurtit që nga viti 1955, sipas Met Office.

Në të gjithë Anglinë autoritetet po bëjnë thirrje që njerëzit të shmangin të dalit nga shtëpia.

Në Francën perëndimore, shiu i akullt shndërroi rrugët në “pista” akulli të pabesa. Autoritetet në Bretanjë thanë se rrugët që lidhin qytetet dhe fshatrat në rajonet kryesisht rurale ishin të papërdorshme. Ata po ashtu po nxisin njerëzit të qëndronin në shtëpi dhe kamionët e mëdhej e kanë të ndaluar lëvizjen.

Météo France ka deklaruar se temperaturat në disa vende kanë rënë në -16.2 ° C të Premten.

Në Norvegji, Instituti Meteorologjik parashikon që të bjerë 40 cm dëborë gjatë fundjavës në rajonin verior Nord-Trondelag. Ndërkohë, jugu do të shijojë një mot me diell.

*Burimi Euronews

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy