“Nëse protesta e pedagogëve do thyhet nga lart, vepër penale”, Kovaçi tregon rektorët kundër (VIDEO)

“Nëse protesta e pedagogëve do thyhet nga lart, vepër penale”, Kovaçi tregon rektorët kundër (VIDEO)

Kreu i sindikatës së pedagogëve Sandër Kovaçi foli në MCN Live lidhur me protestën e 14 tetorit, që mund të përshkallëzohet bojkot të mësimit dhe grevë në rast se nuk plotësohen kërkesat e profesoriatit. Kovaçi tha se ka rektorë që e ndjejnë veten oligarkë, ndërsa i paralajmëroi të mos kthehen në grevëthyes sepse do marrin përgjigjen e merituar në zgjedhjet e ardhshme. Ndër të tjera Kovaçi tha se nëse protesta thyhet me urdhër nga lart përbën shkelje ligjore dhe vepër penale. 

Më 14 tetor do mblidhet profesoriati, stafi ndihmës akademik, në sheshin ‘Nënë Tereza’ në orën 11:00, ditën e premte. Do jetë forum diskutimesh me përfaqësues nga të gjitha universitetet. Presim përfaqësues nga bordet, senati, dhe përfaqësues të studentëve. Më 17 tetor është ditë e bojkotit, përderisa s’ka përgjigje deri ditën e premte nga autoritetet. Pedagogët janë dakord që të bojkotohet nisja e vitit të ri akademik sepse janë dakord me kërkesat e peticionit. Natyrisht që ka pedagogë që s’janë dakord. Një pjesë e tyre s’janë dakord as me kërkesat, sepse ndoshta firmosin në bordero të ndryshme. Ne do verifikojmë nëse është thyer me dëshirë të profesioriatit apo me urdhër nga lart. Nëse thyhet me urdhër nga lart është shkelje ligjore dhe vepër penale.

Do vazhdohet me bojkotin e mësimit derisa të fillojë komunikimi për realizimin e kërkesave. Ka solidaritet të madh të profesoratit. 95 për qind e stafit akademik është i keqpaguar. Është një 5 për qindsh por që s’ka nevojë për këto shtesat që po themi ne. Studentët kanë treguar solidaritet dhe janë në mbështetje të plotë të kërkesës së profesoratit. Greva është shkalla e fundit e protestës. Dëshirojmë të mos shkojmë atje. I bëjmë thirrje kryeministrit t’i rishikojë kërkesat sepse janë minimaliste, jo të ekzagjeruara. Me një buxhet 13 milionë euro mund të ezaurohet. Kam besim që kryeministri si ish-profesor nuk mund të lihet në këtë gjendje. Është më poshtë se në regjimin e Enver Hoxhës. Kjo protestë të shërbejë si promotor për të kaluar në një manifest ku mund të diskutohen të gjitha problematikat e arsimit të lartë. 95 për qind është personal i aftë, por që të aftësohet më tej duhet që qeveria të investojë në kërkimin shkencor dhe të shtojë financimin e profesoriatit.

Kovaçi zbuloi disa nga rektorët që janë kundër protestës, si rektorja e Universitetit të Shkodrës, rektori i Universitetit të Mjekësisë, dhe Universitetit të Vlorës.

Shumë qytetarë shprehin mbështetje, simpati për protestën tonë dhe ndjejmë që po kërkojmë të drejtën tonë. Opozita dhe pozita, e gjithë politika duhet ta mbështesë protestën e profesoriatit. Ne do t’i mbështesim studentët që të mos humbasin asnjë orë të vitit akademik. Çdo orë që humbet do të zëvendësohet gjatë vitit. Mbështetjen nga profesoriati e kemi nga gjithë Shqipëria. E di që ka rektorë që e ndjejnë veten si oligarkë, por t’i kthejnë sytë nga punonjësit, nga stafi akademikë. Të mos kthehen në grevëthyes sepse do marrin përgjigjen e merituar nga profesoriati në zgjedhjet e ardhshme. Shoh tentativa të rektores së Universitetit të Shkodrës, Universitetit të Mjekësisë, dhe Universitetit të Vlorës, për mospjesëmarrje në protestë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy