
Kreu i demokratëve, Lulzim Basha, ka mbledhur kryesinë e partisë për të diskutuar mbi organizimin e protestës së 16 marsit.
Gjatë mbledhjes, Basha është shprehur se largimi i kryeministrit Rama është çështje e emergjencës kombëtare dhe opozita nuk do t’i ndalë protestat deri në arritjen e këtij objektivi.
" Për nuk do të ketë asnjë minutë qetësi. Shqipëri me parlament monoparti dhe qeveri të kapur me krimin nuk pranojmë", është shprehur ai para demokratëve.
Basha u ka kërkuar drejtuesve të degëve të partisë të angazhohen në organizimin e një proteste masive më 16 mars, duke kontaktuar qytetarët në të gjithë vendin.
Protesta e 16 marsit pritet të jetë e treta e përmasave të mëdha që opozita e bashkuar organizon që prej vendimit për të djegur mandatet.



