
Ges Rabo është këngëtari i parë albin në Shqipëri, i cili po sjell risi në krijimtarinë e tij muzikore.
Në studion e programit të mëngjesit në “Zgjohu me MCN”, Rabo foli fillimisht për eksperiencat e tij jo të mira për bullizimit për pamjen e jashtme deri te fillimit e tij në muzikë që në moshën 12 vjeçare.
Këngën e parë e kam publikuar që në moshën 12 vjeçare. Kam pasur shtysë nga familja sepse ata janë marrë më muzikë të vjetër.
Normalisht që jam ndjerë i bullizuar për pamjen në fëmijëri dhe adoleshencë, por për mendimin tim, duke qenë se e kam stërvitur mendjen ti transmetoj gjërat siç dua unë, nuk i ka marrë për keq dhe e kam marrë si shtysë pjesën e bullizimit, më ka favorizuar kjo pjesë të muzika.
Pika më e vështirë ka qenë deri në momentin kur kam krijuar personalitetin, në momentin që Gesi ishte Gesi pa ndikime të të tjerëve, ishte ajo që nuk e kam vrarë më mendjen për asnjë sekondë, për askë dhe kam ecur përpara.
Aktualisht po punojë për projekte të tjera, ka tekste që i shkruaj vete, janë përjetime të mia.



