Policia në zyrat e Lëvizjes Bashkë/ Ruko: S’kishin mandat për të hyrë në seli! Kërkojnë që aktivistët të deklarojnë çfarë ndodhi me Ahmetajn

Policia në zyrat e Lëvizjes Bashkë/ Ruko: S’kishin mandat për të hyrë në seli! Kërkojnë që aktivistët të deklarojnë çfarë ndodhi me Ahmetajn

Efektivë të policisë kanë shkuar në zyrat e partisë “Lëvizja Bashkë” të drejtuar nga Arlind Qori, pas protestave të sotme para Kuvendit kundër rritjes së pagave të deputetëve dhe ministrave. Duke folur mbi këtë çështje aktivistja Mirela Ruko tha se efektivët hynë në një rast në seli duke thyer ligjin, sepse nuk kishin mandat për të kryer një veprim të tillë. Ajo shpjegon se “blutë” kërkojnë shoqërimin e disa aktivistëve pas hedhjes në mënyrë simbolike të kartëmonedhave ndaj ish-ministrit Ahmetaj.

Edhe në momentet që flasim një polic në fakt, është duke më pritur e dera që të mbaroj lidhjen live që të komunikojë me mua. Komunikimi i mëparshëm që kemi pasur me ta është prania e tyre e menjëhershme në zyrat tona duke hyrë në oborrin e selisë së Lëvizjes Bashkë dhe duke kërkuar disa aktivistë për t’i shoqëruar në komisariat.

I kam pyetur nëse ne kemi qenë duke shkelur ndonjë ligj gjatë kohës që kemi protestuar. Nëse ne kemi thyer ndonjë ligj ata duhet të kishin reaguar në mënyrë të menjëhershme dhe të mos kishin lejuar zhvillimin e krimit! Policia nuk na ka njoftuar në vendngjarje për thyerje të ndonjë ligji. Shoh një fare presioni sepse edhe policia më ka komunikuar, ‘e di si ndodh në Shqipëri, duhet të vini dhe të paraqiteni dhe të deklaroni se çfarë ka ndodhur me Ahmetajn’. Kemi pasur disa efektivë policie, me dhjetëra, që kanë bllokuar edhe rrugën e lagjes dhe janë të pranishëm jashtë selisë duke pritur që të sqarohen. Nuk kanë mandate për të hyrë në seli, edhe pse e kanë bërë një moment duke thyer ligjin”.

E pyetur pse zgjodhët Ahmetajn, Roko shprehet:

Nuk e kemi pasur me ndonjë deputet personale, e kemi patur me të gjithë deputetët që e patën fatin e mirë ose të keq të kalonin aty. Kartmonedhat janë hedhur ndaj kujtdo, qoftë të qeverisë apo opozitës. Kushdo që ka kaluar aty ka qenë e aksionit tonë simbol, për t’u rikujtuar se ka nevoja më të mëdha në vendin tonë se sa rritja e pagave të parlamentareve. Kujtojmë që paga që ata propozojnë për deputetët është 10 herë më e madhe se pensioni minimal në Shqipëri. Është skandaloze. Prej janarit të këtij viti është depozituar një pr.ligj nga qytetarët, që është minumimi jetik. Një pr.ligj që lidhet me interesat e qytetarëve qëndron në sirtarë. Ne e dimë që ata nuk jetojnë vetëm me rrogën e tyre dhe kostot e jetesës mbahen nga korrupsioni. Ne e quajmë skandaloze dhe ata njerëz nuk e meritojnë të rrinë në Parlament”.

Ruko thekson edhe njëherë rëndësinë e miratimit të projektligjit për minimumin jetik, që do të rriste pensionet, pagat, ndihmat ekonomike. Ajo bëri me dije se një nga propozimet e para që do bëjë si këshilltare e bashkisë së Tiranës është që një nga linjat e kryeqytetit të bëhet publike për të parë ecurinë dhe mandej do të kërkohet që transporti të bëhet publik.  Ajo shtoi po ashtu se Tirana duhet të lërë pas depozitat e ujit dhe do të kërkohet një hetim i lejeve ndërtimore që Bashkia e Tiranës ka dhënë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy