
Një taksist është grabitur përgjatë natës të së premtes. Ngjarja ka ndodhur në fshatrat e Vlorës, ndërsa taksisti u mor në Durrës nga 2 persona, të cilët e futën në bagazhin e makinës së tij. Pasi e keqtrajtuan, ata u larguan duke i marrë mjetin, tip “benz”.



