
Parlamenti i Europian i ka dhënë miratimin e parë AiAct, dokumenti që vendos për herë të parë rregullat e reja europiane për Inteligjencën Artificiale.
Teksti u miratua nga komisionet e Drejtësisë dhe Tregut të Brendshëm të Eurodhomave me 84 vota pro, shtatë kundër dhe 12 abstenime.
Ndër masat e urdhëruara, është ndalimi total i përdorimit të teknologjive të inteligjencës artificiale për njohjen e fytyrës në vendet publike në Bashkimin Europian.
Objektivi i dispozitës së miratuar është që të garantojë një zhvillim njerëzor dhe etik të inteligjencës artificiale në Europë, duke vendosur rregulla të reja të transparencës dhe menaxhimit të rrezikut.
Në amendamentet e tyre në propozimin e Komisionit, eurodeputetët synojnë të sigurojnë që sistemet e Inteligjencës Artificiale të mbikëqyren nga njerëzit.



