Prençi: I domosdoshëm krijimi i xhandarmërisë. Policia është keqpërdorur nga politika

Prençi: I domosdoshëm krijimi i xhandarmërisë. Policia është keqpërdorur nga politika

Eksperti i sigurisë dhe ish-drejtori i Policisë Shemsi Prençi duke folur në emisionin “FactCheck” theksoi se është i domosdoshëm krijimi i xhandarmërisë në Shqipëri. Ai theksoi se strukturat e policisë duhet të depolitizohen dhe të mos keqpërdoren nga politika. 

 

Është i domosdoshëm krijimi i xhandarmërisë, sepse duhet të ndahen njëherë e mirë detyrat e rendit dhe sigurisë publike dhe kontrollit të territorit dhe lufta ndaj kriminalitetit. Rëndom sot duke qenë një shtet shumë i vogël, edhe një shoqëri e inkriminuar fatkeqësisht. Është kriminalizuar rëndë politika. Sot Policia e Shtetit keqpërdoret nga pushteti qendror dhe vendor për shkak të modelit të qeverisjes me urdhra arbitrarë, arrogantë. Drejtori i Policisë ndihet i pafuqishëm. Duhet të thirret në skenë xhandarmëria. Që mos e zbehë një kryetar komune apo bashkie, punën e një drejtori policie. 

 

Në një trafik droge të mos ketë mundësi një kryetar bashkie dhe deputet të telefonojë. Politika është e departizuar, por depolitizimin s’e ka arritur kurrë. Kushdo që ka qenë në pushtet e ka keqpërdorur policinë. Unë nuk kam zbatuar urdhrat e dy ministrave të Brendshëm. Sot policët shkojnë dhe mbështesin një urdhër verbal të kryeministrit apo ministrit për prishje ndërtimesh pa leje, apo për skuterat dhe monopatinat”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy