Antiterrori në Shqipëri i kërkon palës angleze disa të dhëna për një shtetas britanik që ka ardhur për një vizitë 3-ditore në Shijak, pak para se të dërgoheshin 3 kallashnikovë nga Rinasi në Angli. Në pranga ndodhet një 32-vjeçar nga Durrësi, ndërsa vazhdon të jetë në kërkim ai që mendohet të jetë dërguesi kryesor.



