
Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) me anë të një postimi në rrjete sociale, ka publikuar disa rregulla për të parandaluar problemet shëndetësore gjatë pushimeve.
ISHP-ja i ka këshilluar qytetarët që të marrin masa në ditët e nxehta të verës.
Instituti u ka sugjeruar qytetarëve që të pinë sa më shumë ujë dhe të mos ekspozohen për shumë kohë në diell.
Qytetarëve iu është kërkuar që për çdo goditje nga i nxehti të kërkojnë ndihmë të specializuar në qendrën shëndetësore më të afërt.
Masat ajrore me origjinë nga Afrika e Veriut që kanë goditur edhe Shqipërinë do të bëjnë që këtë javë temperaturat të arrijnë deri në 43 gradë celcius.



