
Temperaturat e larta, mbi 40 gradë celcius në Greqinë qendrore dhe jugore, çuan në mbylljen e Akropolit të Athinës midis orës 12 dhe 17 gjatë së premtes. Vendimi u mor pasi një turist i cili vizitoi vendin e njohur arkeologjik njoftoi se ishte sëmurur për shkak të nxehtësisë dhe ishte dërguar në spital. Sipas meteorologëve, nuk ka asnjë shenjë se temperaturat në Athinë do të bien rreth 35 gradë në muajin korrik. Në Greqi, kompanive u është ndaluar të dërgojnë dërgesa ushqimore gjatë orëve më të nxehta të ditës, ndërsa nëpunësit civilë janë këshilluar të punojnë nga shtëpia nëse është e mundur. Gjithashtu, qytetet dhe bashkitë në të gjithë vendin kanë hapur ndërtesa me ajër të kondicionuar për publikun, në mënyrë që qytetarët t’i shpëtojnë vapës.



