Oroshi: Bisedimet e koalicionit CDU-SPD jo të lehta. Jo bisedime me AfD-në (VIDEO)

Oroshi: Bisedimet e koalicionit CDU-SPD jo të lehta. Jo bisedime me AfD-në (VIDEO)

Anëtari i CDU/CSU në Gjermani Nue Oroshi, duke folur në edicionin e lajmeve në MCN TV tha që bisedat për qeveri koalicioni në Gjermani do zhvillohen mes CDU-së dhe SPD-së, por theksoi se nuk priten të jenë të lehta.

Sipas Oroshit nuk pritet të ketë një koalicion mes CDU-së dhe AfD-së, pasi elektorati i CDU-së nuk është ende i përgatitur.

Oroshi vë në dukje se Merz-i nuk do të vijojë politikën e Merkelit, pasi gjatë kancelares Gjermania rrëshqiti shumë majtas. 

Është fitore brenda pritshmërisë. Është një fitore shumë e madhe e CDU-së që së shpejti do udhëheqë qeverinë e ardhshme. Janë mobilizuar qytetarët që kanë orientim të djathtë politik, që kanë parë që Gjermania ka rrëshqitur në një rrugë pa krye me forcat e majta. Tri partitë që kanë qenë në qeveri kanë humbur një elektorat jashtëzakonisht të madh. AfD ka marrë një rezultat shumë të mirë në gjithë Gjermaninë. 

Ka bërë një ngritje 100 për qind në gjithë Gjermaninë, jo vetëm në Lindje. AfD është një forcë politike që s’mund të largohet nga Gjermania. Tashmë vazhdojnë bisedat për një koalicion, besoj që do jetë mes CDU-së dhe SPD-së. Nuk do jenë bisedime të lehta, sidomos pas një fiasko që ka pësuar SPD-ja. Unë mendoj se kësaj radhe s’mund të kemi një koalicion CDU-AfD, mbase pas 4 vitesh mund të mendohet. Për shkak që opinioni i djathtë që voton CDU-në s’është i përgatitur për këtë koalicion, por në politikë kurrë mos thuaj kurrë. 

Merz-i dhe Merkel s’është e njëjta politikë. Ai është i njohur si kundërshtar i Merkelit brenda CDU-së. Merkeli pati rrëshqitur shumë majtas dhe në kohën e saj s’kishte ndonjë dallim me SPD-në. Merz do kryejë reforma në aspekt të emigracionit, sigurisë dhe ekonomisë. Në të ardhmen do bëhet kufizimi i emigrantëve ilegal në Gjermani. Këta që janë unë besoj që do të mbeten, natyrisht një pjesë do largohen, ato që janë marrë me krime. 

Merz do të forcojë kufijtë e Gjermanisë, të ketë një kontroll dhe mos të paraqiten për azil persona me qasje kriminale, të lidhur me Al-Kaedan, etj. Merz do vendosë kontrollin kufitar. Unë jam vet emigrant dhe nuk jam kundër ardhjes në mënyrë ligjore të emigrantëve, por atyre emigrantëve që vijnë me qëllime të caktuara kriminale. Është frika e çështjeve të sigurisë dhe jo të emigrimit. S’jam kundër emigrimit legal, por jo të dërguar nga organizata politike terroriste, me qëllim që të bëjnë atentate terroriste”.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy