Jepet alarmi, dy ilaçet e diabetit mund të shkaktojnë paralizë stomaku dhe ide vetëvrasëse

Jepet alarmi, dy ilaçet e diabetit mund të shkaktojnë paralizë stomaku dhe ide vetëvrasëse

Studimet e reja tregojnë rreziqet e përdorimit të barnave të diabetit Wegovy dhe Ozempic për humbje peshe.

Humbja e peshës duke përdorur ilaçe për diabetin si Wegovy dhe Ozempic mund të shoqërohet me një rrezik të shtuar të tre gjendjeve të rralla por serioze të stomakut te pacientët jo diabetikë, sipas një studimi të ri epidemiologjik të publikuar të enjten.

Studimi i kryer nga University of British Columbia u publikua në revistën kërkimore JAMA.

Përdorimi i Wegovy, Ozempic dhe barnave të tjera të ngjashme ka shpërthyer gjerësisht në SHBA për shkak të rritjes së efektivitetit të tyre në shkaktimin e humbjes dramatike të peshës me kalimin e kohës.  

Megjithatë, siguria e barnave, e njohur si GLP-1, për këtë përdorim është nën hetim pasi disa pacientë kanë raportuar efekte anësore gjatë marrjes së tyre, të tilla si paraliza e stomakut dhe idetë vetëvrasëse.

GLP-1 punojnë duke ngadalësuar tretjen për të shtypur oreksin e një personi, por ato mund të shkaktojnë probleme nëse ky proces ngadalësohet shumë.

Studiuesit thanë se rezultatet e studimit përfshinin një çrregullim që nuk përmendet në paketimin e këtyre barnave, paralizën gastrike, e cila ngadalëson ose ndalon plotësisht lëvizjen e ushqimit nga stomaku në zorrë dhe mund të shkaktojë simptoma, si të vjellat.

Studimi tregon gjithashtu një rrezik të shtuar të obstruksionit të zorrëve, një çrregullim ku ushqimi nuk mund të kalojë përmes zorrës së hollë ose të trashë dhe pankreatitit për shkak të inflamacionit të pankreasit.

Paralajmërimet për pankreatitin dhe disa lloje të obstruksionit të zorrëve janë përfshirë tashmë në fletëpalosjet e këtyre barnave.

Ky është studimi i parë i madh i bazuar në popullatë që shqyrton rrezikun e sëmundjeve serioze të stomakut në pacientët jo diabetikë që përdorin GLP-1 posaçërisht për humbje peshe.

Studimet e mëparshme kanë nxjerrë në pah rrezikun e këtyre efekteve anësore në pacientët diabetikë që marrin GLP-1, sipas studiuesve.

Njerëzit me diabet janë gjithashtu në rrezik të shtuar të zhvillimit të paralizës së stomakut dhe pankreatitit, edhe pa marrë ilaçe.

“Kështu që ne donim ta hiqnim diabetin nga ekuacioni”, tha Mohit Sodhi, një nga autorët e studimit.

Një zëdhënës i kompanisë farmaceutike Novo Nordisk vuri në dukje se disa nga efektet anësore gastrointestinale në studim janë përfshirë tashmë në udhëzimet profilaktike për GLP-1-të, duke shtuar se kompania miraton sigurinë dhe efikasitetin e të gjitha barnave GLP-1 kur përdoren vazhdimisht, me etiketimin e produktit dhe indikacionet e miratuara.

Ne rekomandojmë që pacientët t’i marrin këto medikamente për indikacionet e miratuara dhe nën mbikëqyrjen e një mjeku.

Vendimet e trajtimit duhet të merren së bashku me mjekun që mund të vlerësojë përshtatshmërinë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy