
Frika se fëmijët mund të preken nga autizmi, ka bërë që shumë prindër në qarkun e Elbasanit të shtyjnë kohën e kryerjes së vaksinës së fruthit, apo dhe refuzimit për ta kryer atë. Kjo pohohet nga epidemiologia Erleta Hila, e cila thotë se deri më tani në këtë qark nuk ka asnjë rast të evidentuar me fruth.



