Juristi Gent Rumano në emisionin Factcheck ka komentuar vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin të Lezhës të cilin duke e konsideruar shumë të rëndë u shpreh se shumë ngjarje të tilla kanë mbetur të pazbuluara.
Ai tha se e rëndësishme në këtë ngjarje është përfshirja e menjëhershme e institucioneve në zbardhjen e krimit. Sipas tij, zbardhja kaq shpejtë nuk ka ardhur vetëm për meritë të institucioneve, por për shkak të masave të mara nga vetë Ardian Nikulaj.
Është një ngjarje akoma dhe më e rëndë, ngjarje tërësisht e organizuar e cila ka prodhuar vrasjen e një biznesmeni. Nikulaj ka qenë një njeri i mirë për Lezhën, ka kontribut të veçantë sa i përket qytetit të vogël të Shëngjinit. Pa diskutim është një ngjarje që ka ardhur me pasojë nga e kaluara, sa i përket rinisë së tij dhe konflikteve të zhvilluara me personin që dyshohet të jetë porositësi i kësaj vepre penale. Porositësi ka dashur të mos përfshijë njerëz në Shqipëri. Ajo që është rëndësishme është përfshirja e menjëhershme e institucioneve në zbardhen e ngjarjes. Shumë ngjarje të tilla me porositës kanë mbetur të pazbuluara dhe fakti që goditet në mes të ditës një biznesmen ka dhënë detyrimin organeve shtetërorë që të veprojnë dhe të zbulojnë gjithë mekanizmin se si ka ndodhur ngjarja. S’ka ndodhur asnjëherë që ngjarje të tilla të porositura të zbardhen kaq shpejt. Ka dhe raste që veprimet hetimore nuk e zbulojnë kaq shpejt, por në rastin konkret duke qenë se strukturat nga ana e të ndjerit kanë qenë kaq mirë të organizuara ka ardhur dhe kjo zbardhje kaq e shpejtë e ngjarjes dhe kjo jo vetëm nga veprimet e policisë por nga masat e marra nga ana e Nikulajt.
Në vijim ai theksoi së në këtë rast duket qartë që këtë ngjarje e ka zbuluar vetë i ndjeri përmes sistemit të sigurisë prandaj nuk duhet që këtë meritë ta marri drejtpërdrejtë policia.
Këto janë dyshimet e para por do verifikohet ardhja e këtyre të huajve në Shqipëri. Lidhja direkt me porositësin, pastaj vijmë te verimet që kanë realizuar në Angli të gjithë anëtarët e këtij grupi pastaj dhe veprimtaria e tyre. Pa diskutim që e gjithë kjo do të marrë kohën e vetë sa i përket hetimeve dhe letër porosive, përgjigjet dhe fakti si do shkojë procedura e ekstradimit, por ajo që është më e rëndësishmja e gjithë kësaj është humbja e madhe që ka Lezha dhe Shëngjini për Ardian Nikulaj.



