Rama reagon për kritikat ndaj reformës territoriale: Djegia e teserave, e turpshme

Rama reagon për kritikat ndaj reformës territoriale: Djegia e teserave, e turpshme

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj kritikave që disa kryebashkiakë dhe qytetarë kanë shprehur lidhur me propozimin për reformën e re administrativo-territoriale.

 

Në një postim në rrjetin social X, Rama shkruan se, me përjashtim të rasteve specifike ku janë djegur teserat e Partisë Socialiste, të cilat i cilëson të turpshme, protestat janë normale dhe të mirëpritura.

 

Më tej kryeministri shprehet se dokumenti i reformës territoriale është në fazën e vet të konsultimit publik prej 60 ditësh dhe sipas tij, gjithësekush ka të drejtë të shprehë mendimin e vet.

 

Rama nënvizoi gjithashtu se, sipas ligjit, kryetarët e bashkive dhe këshillat bashkiakë duhet të paraqesin me shkrim qëndrimet e tyre, ndërsa u kujtoi se vendimi në fund do të merret nga Parlamenti.

 

Kritika Rama pati edhe për disa deputetë të Partisë Socialiste, për të cilët tha se kanë bërë "tribunin e vegjëlisë" pa ditur saktësisht se për çfarë po flasin.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy