Vuçiç për “Figaro”: Shqiptarët duan të dominojnë Ballkanin, Kurti ka paralajmëruar marshim më 28 Nëntor në Tiranë

Vuçiç për “Figaro”: Shqiptarët duan të dominojnë Ballkanin, Kurti ka paralajmëruar marshim më 28 Nëntor në Tiranë

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, në një intervistë për gazetën franceze “Figaro” është pytur mes tjerash për arritjen e një marrëveshjeje finale me Kosovë, dhe siç shkruan “rts.rs”, Vuçiç është shprehur pesimist rreth mundësisë për arritjen e një marrëveshje finale me Kosovën, dhe gjithashtu ka bërë të ditur se kërkon diçka në këmbim për të njohur pavarësinë e Kosovës.

“Ne në mënyrë konstante po provojmë të gjejmë një kompromis, por Prishtina nuk shqetësohet, sepse ata kujdesen vetëm për interesat e tyre. Ata dëshirojnë që Serbia ta njoh pavarësinë e Kosovës, derisa Serbia nuk merr asgjë në këmbim’, ka thënë Vuçiç.

Ndër të tjera kreu i shtetit serb ka folur edhe per taksën 100 % të cilën ka një vit që qeveria e Kosovës e ka vendosur për produktet me origjinë nga Kosova dhe Bosnja e Hercegovina.

“Kjo nuk është një sjellje e civilizuar. Nëse ata mendojnë se shantazhet e tyre të vazhdueshme mund të japin rezultate, e kanë gabim”, ka thënë Aleksandar Vuçiç.

Gazetarja Figaro u interesua rreth idesë së Shqipërisë së Madhe dhe e pyeti presidentin serb, nëse ekziston akoma, për çka Vuçiç theksoi se shqiptarët kanë ende aspirata të tilla.

"Ata këtë thjeshtë e duan, dhe një gjë të tillë vetëm njerëzit budallenj nuk e shohin. Ndonjëherë ata thonë se do të bashkoheshin nën çatinë e BE-së, dhe nganjëherë thonë ndryshe, por ata kurrë nuk hoqën dorë nga ajo ide. Shikoni Albin Kurti i cili fitoi zgjedhjet. Ndërsa është i ulur, pas tij, nuk ka asnjë flamur të të ashtuquajturës Kosovë, por flamur të Shqipërisë. Dhe të gjithë ambasadorët, përfshirë edhe ata amerikan dhe britanik, u ulën me të pranë flamurit shqiptar, dhe kjo nuk i shqetësoi aspak ata, "tha Vuçiç.

 Vuçiç tha se që nga lufta e vitit 1999 me Serbinë, shqiptarët kanë përdorur imazhin e tyre të mirë, të krijuar nga propaganda e NATO-s, për të arritur qëllimet e tyre.

"Shqiptarët kanë krijuar interesa të reja kombëtare që synojnë mbizotërimin në Ballkan. Kështu, 28 Nëntori është festa kombëtare e Shqipërisë, kurse Albin Kurti e ka paralajmëruar tashmë një marshim të madh drejt Tiranës duke sulmuar Edi Ramën,  pasi Kurti kundërshton politikën e bashkëpunimit në Ballkan të Kryeministrit shqiptar", tha presidenti.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy