
Moti në territorin shqiptar do të paraqitet me kthjellime gjatë pjesës së parë të ditës. Por pas mesditës vranësirat bëhen të dukshme në të gjithë vendin tonë ndërsa reshje të pakta do ketë në zonën e Alpeve shqiptare.
Mbrëmja dhe nata largojnë vranësirat dhe reshjet nga vendi ynë duke bërë që kthjellimet të jenë dominuese.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit rriten lehtë gjatë mëngjesit, por nuk pësojnë ndryshime në mesditë duke shënuar vlerat minimale dhe maksimale 11°C deri në 31°C.
Era do fryjë e lehtë me shpejtësi deri 30 km/h, nga drejtimi Perëndimor- Jugperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 2-3 ballë.
Rajoni dhe Europa
Alternime kthjellimesh dhe vranësira të lehta do të mbizotërojnë kushtet e motit në skajet veri-jug të Europës. Po ashtu me mot të qëndrueshëm mbeten edhe vendet e Europës Lindore.
Ndërsa vranësira dhe rrebeshe shiu do kenë pjesërisht Qendra dhe Jugperëndimi i Kontinentit Europian.



