Hyn në fuqi Brexit, nisin problemet e para në kufi mes Britanisë dhe Europës

Hyn në fuqi Brexit, nisin problemet e para në kufi mes Britanisë dhe Europës

Zyrtarisht nga dje në orën 23:59 Mbretëria e Bashkua ndaloi së ndjekuri rregullat e Bashkimit Europian pas marrëveshjes së ‘Brexit’. Kjo do të thotë se nga 1 janari do të ketë rregulla të ndryshme mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Unionit përsa i përket udhëtimeve, tregtisë, imigracionit dhe bashkëpunimit për sigurinë. 

Për këtë kryeministri i Anglisë, Boris Johnson, u shpreh se tani Mbretëria e Bashkuar ka ‘lirinë në duart e saj’ dhe aftësinë për t’i bërë gjërat ‘ndryshe dhe më mirë’.

Ndërkohë, sipas BBC pas shkëputjes përfundimtare nga BE ka edhe kundërshti në ishullin britanik. Ministri i parë skocez Nicola Sturgeon, ambicia e të cilit është të shohë përsëri vendin në BE, në ‘Twitter’ shkruajti: “Skocia do të kthehet shumë shpejt në Europë. BE, mbaje dritën të ndezur”.

Kamionët e parë që mbërritën në kufi hynë pa asnjë vonesë si në Mbretërinë e Bashkuar ashtu edhe në BE. Gjithsesi grupi i trageteve dhe porteve Stena Line tha këtë mëngjes së gjashtë ngarkesa mallrash që udhëtonin nga Uellsi për në Irlandë u desh të ktheheshin mbrapsht për shkak të mungesës së dokumentacioneve.

Ministrat e Mbretërisë së Bashkuar kanë paralajmëruar se probleme të ngjashme do të hasen në ditët në vijim në kufi, por do të rregullohen shpejt.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy