Zelensky: Mbi 41 vendbanime në jug të Ukrainës janë çliruar

Zelensky: Mbi 41 vendbanime në jug të Ukrainës janë çliruar

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është shprehur të enjten mbrëma se 41 vendbanime në Ukrainën jugore janë çliruar pas vendimit të Rusisë për t’u tërhequr në anën lindore të lumit Dnipro.

Sot kemi një lajm të mirë nga jugu, numri i flamujve ukrainas që kthehen në vendin e tyre të merituar në kuadër të operacionit të mbrojtjes në vazhdim tashmë ka arritur në dhjetëra. 41 vendbanime janë çliruar,” tha Zelensky.

Ai përdori daljen e tij të përditshme me video për të uruar disa njësi të përfshira në përparimin e bërë në rajonin jugor të Khersonit.

Zelensky shtoi se, “gjithçka që po ndodh tani është arritur me muaj lufte të ashpër. Arritur me guxim, dhimbje dhe humbje. Nuk është armiku që po largohet. Janë ukrainasit ata që po ndjekin pushtuesit me kosto të madhe.

Zelensky tha se njësitë e policisë ishin zhvendosur në disa vendbanime në Kherson për të filluar nisur me masat stabilizuese, por çlirimi i territorit ukrainas ishte vetëm hapi i parë në një proces të gjatë.

Gjëja e parë dhe themelore është çminimi. Pushtuesit lënë pas mijëra mina dhe municione të pashpërthyera. Shpesh kam dëgjuar vlerësime se pastrimi i Ukrainës nga minat ruse do të marrë dekada. Nuk mund të presim kaq gjatë”, tha presidenti ukrainas.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy