Kandidati socialist për bashkinë Himarë, Vangjel Tavo votoi në qendrën e votimit në Palasë, prej nga ftoi himariotët që të votojnë alternativën më të mirë për Himarën.
Sot e ka fjalën Himara dhe himariotët për të votuar, procesi deri tani ka qenë shumë i qetë.
Uroj që ky proces të vazhdoj deri në momentin e fundit të votimit qetësia, siç ka mbizotëruar qetësi edhe gjatë fushatës elektorale.
Iu bëj thirrje gjithë himariotëve të dalin masivisht në votime, të zgjedhin projektin dhe alternativën më të mirë kudo që ndodhet.
Ndërsa sa i takon problematikës së votuesve me karta identiteti të skaduara, Tavo tha se nuk është çështje e ligjit por e KQZ dhe e ligjit mbi të gjitha.
Janë 23 mijë e 74 qytetarë me të drejtë vote në bashkinë Himarë dhe përgjatë gjithë territorit të kësaj bashkie janë 36 qendra votimi.
Përballë Tavos garon kandidati i opozitës Petro Gjikuria.



