Rama: Sa të mundemi nuk e rrisim çmimin e energjisë, taksat e naftës nuk hiqen sa të jetë kjo qeveri

Rama: Sa të mundemi nuk e rrisim çmimin e energjisë, taksat e naftës nuk hiqen sa të jetë kjo qeveri

Kriza energjetike prodhohet nga faktori që prodhoi luftën, dhe tani nuk flitet më për çmime. Jo më larg se mbrëmë ministri i Energjisë gjermane, deklaroi se do prezantojë së shpejti planin e kufizimit të furnizimit me gaz. Për të filluar ndërprerjen e furnizimit me gaz nëpër familje. Jemi në kushtet kur kriza ka arritur të prekë dhe të shkaktojë prekje brenda shtetit më të fuqishëm të Europës.

Kështu tha Kryeministri Edi Rama në Parlament, i cili deklaroi edhe njëherë se nuk do të rritet çmimi i energjisë.

Sipas tij, kriza e furnizimit me energji është në një kulm të cilin bota e konsideron të ngjashëm me krizën e 1974, ku faktikisht ka mungesë furnizimi me naftë, me gaz, me energji elektrike, me ushqime.

Kjo ka ndodhur dhe në këtë paketë ne i qëndrojmë asaj që kemi vendosur të bëjmë që nuk do e rrisim çmimin energjisë elektrike për asnjë familje. Ministria e Energjisë po bën një studim për familjet e pasura, por për të parë nëse mund të bëjmë një ndarje të përkohshme. Ndërkohë asnjë familje nuk do të ketë rritje në faturën e energjisë, ku ne do paguajmë diferencën, ku nga dyfish mund të shkojë në 3-4 fish. Aspekti tjetër i paketës, është mbështetja e atyre që kanë më shumë nevojë, njësoj si familjet është edhe gjithë komuniteti i biznesit të vogël, një komunitet që duhet mbrojtur nga rritja e çmimit të energjisë. Se mesatarja e mundshme e rritjes së faturës së energjisë në biznes të vogël, është 350-400 mijë lekë të vjetra, që do të thotë një vend pune në atë biznes ikën. Dhe ne këtë nuk do ta lejojmë, ashtu sikundër është e pandershme, nuk ka asnjë nder në të bërit avokati të heqjes së cilësdo takse të naftës. E kam thënë dhe e përsëris, deri kur të jetë këtu kjo qeveri ato taksa nuk lëvizin, as me fakte alternative të fabrikuara për luftë politike, as me shpifje, akuza, as me protesta as me asgjë tjetër.

Kreu i qeverisë shtoi më tej se ajo që ka rëndësi për është që të mos lëvizë çmimi i energjisë, deri kur do mund të mbahet, teksa paralajmëroi se ata që kanë më shumë në këtë moment duhet të mbajnë më shumë barrë.

Lidhur me paketën e rezistencës sociale, Rama deklaroi se pensionet de fakto rriten 11.2% më shumë, ndërsa për pagën minimale deklaroi se do të bëhet minimumi 380 mijë lekë të vjetra.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy