Humbi në gjirin e Shën Andreas, policia gjen turistin zviceran

Humbi në gjirin e Shën Andreas, policia gjen turistin zviceran

Një turist nga Zvicra ka humbur në gjirin e Shën Andreas në Vlorë, teksa ishte duke eksploruar në zonë. Burime nga policia bëjnë të ditur se ai bllokuar në atë pasonë, pasi kishte humbur orientimin.

Për këtë janë njoftuar shërbimet e policisë, të cilët i kanë shkuar në ndihmë shtetasit të huaj.

 Njoftimi i policisë:

Mbeti i bllokuar në gjirin e Shën Andreas, pasi humbi orientimin në këtë zonë, Policia Kufitare e Vlorës i shkon në ndihmë turistit zvicerian.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit se një turist që po eksploronte me këmbë, gjirin e Shën Andreas, ishte bllokuar në këtë zonë, për shkak se kishte humbur orientimin, shërbimet e Policisë Kufitare kanë organizuar punën për t’i shkuar në ndihmë atij.

Shërbimet e Policisë Kufitare kanë bërë të mundur lokalizimin e turistit nga Zvicra, dhe më pas e kanë shoqëruar atë, në Dhërmi, me mjetin e Policisë Kufitare.

Turisti, i cili është në gjendje të mirë shëndetësore, ka falënderuar shërbimet e Policisë Kufitare, për reagimin e menjëhershëm dhe profesionalizmin e treguar gjatë ofrimit të ndihmës.

Policia Kufitare e Vlorës vijon të jetë maksimalisht e angazhuar për të garantuar sigurinë e turistëve dhe vizitorëve që zgjedhin vendin tonë, gjatë gjithë vitit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy