Kryeministri Albin Kurti në ditën e parë të punës, në detyrën e re si kryeministër, do të presë në takim diplomatët e huaja, njofton Zyra e tij.
Në Zyrën e Kryeministrit sot do të shkojnë disa prej përfaqësuesve të huaj.
Kurti e pret në takim ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, më pas ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu.
Kreu i Qeverisë poshtu pret në takim shefen e zyrës së BE-së, në Kosovë, ambasadoren Nataliya Apostolova, më pas edhe ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, László Márkusz.



