U kap me pistoletë pa leje dhe me fishekë në fole gati për qitje, arrestohet 36-vjeçari në Shëngjin

U kap me pistoletë pa leje dhe me fishekë në fole gati për qitje, arrestohet 36-vjeçari në Shëngjin

Policia e Lezhës ka arrestuar një 36-vjeçar me iniciale Xh. S., pasi u kap i armatosur me pistoletë me fishekë në fole, gati për qitje.

Gjatë operacionit, në rrugën e Kunes, policia ndaloi për kontroll, automjetin tip “BMW”, me drejtues shtetasin Xh. S.

Nga kontrollet, këtij shtetasi iu gjet 1 armë zjarri pistoletë, me fishekë në fole, gati për qitje. Po ashtu nga kontrollet në një automjet tip “Golf”, në rrugën “Fran Ivanaj”, Shëngjin, gjithashtu në pronësi të 36-vjeçarit, u gjetën 18 fishekë të tjerë.

Njoftimi: Shëngjin, Lezhë/Goditje të njëpasnjëshme armëmbajtjes pa leje, në vijim të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Kalibri”, nga Forca e Posaçme “Shqiponja” e DVP Lezhë.

I armatosur me pistoletë me fishek në fole, gati për qitje, arrestohet 36-vjeçari.

Sekuestrohen arma e zjarrit, municion luftarak dhe 2 automjete të këtij shtetasi.

Si rezultat i kontrolleve në të gjithë territorin e qarkut dhe i punës së inteligjencës policore, që po kryhen në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Lezhë organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Kalibri”.

Gjatë operacionit, në rrugën e Kunes, Shëngjin, shërbimet e Policisë ndaluan për kontrolle, automjetin tip “BMË”, me drejtues shtetasin Xh. S. Nga kontrollet, këtij shtetasi iu gjet 1 armë zjarri pistoletë, me fishek në fole, gati për qitje.

Më tej, nga kontrollet në një automjet tip “Golf”, në rrugën “Fran Ivanaj”, Shëngjin, gjithashtu në pronësi të këtij shtetasi, u gjetën 18 fishekë të tjerë.

Në përfundim të veprimeve procedurale u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Xh. S., 36 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy