Mësuesja Hëna Skendi e cila jeton në Kanada, e ka kthyer matematikën në një lojë për fëmijët, duke publikuar video në TikTok.
Duke folur për emisionin “Zgjohu me MCN”, Skendi tha se ka metoda për ta kthyer matematikën në një lojë për fëmijët, në mënyrë që mos t’iu duket e vështirë.
Sipas saj, duke e kthyer matematikën në lojë, zhvillohet më shumë truri i fëmijëve
Në videot e tjera do publikoj mënyrat alternative që ta bëj matematikën më tërheqëse.
Unë kam qenë mësuese matematike në Durrës, kam drejtuar shkollën “Hasan Koçi”.
Por ky shtator më gjeti jo në shkollë pas zhvendosjes në Kanada, ndërkohë që nga mosha 6 vjeçare kam qenë gjithmonë pranë një shkolle.
U ndjeva disi e përjashtuar dhe mendova pse jo të bëjë video tutoriale.
Metodat duke qenë se profesioni im është mësuese matematike gjithmonë lundroj në internet dhe gjej metoda që e di se janë të bukura për fëmijët.
Profesionin e mësueses e dua, fëmijët e vegjël i dua, ndaj e kam pasion.
U largova në Kanada pasi kam bashkëshortin, por Shqipëria më mungon shumë.
Kam mundësi, por në këtë moment është fillimi im këtu dhe më duhet të bëj lidhjen me jetën, të kuptoj mënyrën e jetesës dhe më mbas mbasi të njehsoj diplomën, mendoj se vitin tjetër do më gjej në sistemin arsimor në Kanada.
Fëmijët deri në klasën e tetë këtu e kanë matematikën shumë më të thjeshtë se në Shqipëri.
Metoda japoneze që kam përdorur, është si një lojë për fëmijët e vegjël.
Janë lojëra që e zhvillojnë trurin e fëmijës.
Janë lojëra ku fëmijët përfshihen pa e ditur dhe tabelën e shumëzimit.



