Pronari i Agon Channel i është drejtuar një gjykatë administrative të Lacios, ku ka paditur qeverinë italiane se nuk ka mbrojtur të drejtat e tij si investitor.
Avokatët e Becchettit kanë paditur ish-kryeministrin Matteo Renzi dhe ish-ministrin e Jashtëm (sot kryeministër) Gentiloni se qëndruan pasivë ndaj “persekutimit të qartë dhe të pastër” që pretendon se i është bërë nga qeveria shqiptare.
Në padi autoritetet e larta italiane akuzohen se nuk e mbështetën dhe nuk e mbrojtën aktivitetin e lirë sipërmarrës, i cili u bë viktimë e një komploti të përgatitur nga politika dhe një grupi trafikantësh të lindjes që kërkuan ta zhveshin nga pronat e tij dhe nga pushteti që i jepte televizioni.
Për Francesco Becchettin u shpall mandat i arrestit dy vite më parë në qershor 2015 dhe pak javë më pas atij iu vu nën sekuestro edhe Agon Channel.



