Rezoluta/ Kume: Dyshime për pakt qeveri-opozitë. Dumani ka indicie që SPAK-ut do t’i vendosen shkopinj nën rrota (VIDEO)

Rezoluta/ Kume: Dyshime për pakt qeveri-opozitë. Dumani ka indicie që SPAK-ut do t’i vendosen shkopinj nën rrota (VIDEO)

Gazetari Mariglen Kume tha në MCN Live se nga informacionet që ai ka, dyshohet për një pakt mes qeverisë dhe opozitës lidhur me rezolutën e votuar në Kuvend. Kume tha se kreu i SPAK jo thjesht do raportojë para ligjvënësve, por do të krijohen mekanizma që të japë llogari dhe ky është rreziku më i madh. Ndër të tjera Kume tha se Dumani ka indicie që mund të bëhen ndërhyrje që të vendosen shkopinj nën rrota, apo të kontrollohen hetuesit e BKH-së.

 

Drupal Ad

 

 

 

 

Duke folur mbi rezolutën e miratuar dje në Kuvend, Kume tha:

"Dje është miratuar rezoluta e bërë vetëm nga PS. Nga të gjitha indiciet dhe ifnormacionet që kam, e gjithë frika është, po ta vësh re Dumani në Komisionin e Ligjeve pati disa pyetje nga z.Xhafa, që është koka e Reformës në Drejtësi, dhe midis pyetjeve ishte njëra që si mund të kontribuojmë në pavarësinë dhe mirëfunksionimin e SPAK-ut, përgjigjia e Dumanit ishte që ne s’kemi nevojë për asnjë lloj ndërhyrje, sepse autonominë e kemi, e vetmja gjë që kërkonin ishte zgjatja e mandatit. Ai ka indicie që mund të bëhen ndërhyrje që të vendosen shkopinj nën rrota, të kontrollojë BKH-në. Po kape hetuesit, po çove te BKH njerëzit e partisë, sigurisht që puna e prokurorisë s’do ecë. Nga disa informacione që kam këto janë lobime klanesh brenda PS, jo të gjithë e kanë dashur këtë rezolutë. Ajo që s’më pëlqeu si qëndrim politik është opozita. S’e di me çfarë argumenti të mos votonte. Nuk mundet një parti në pushtet pas 12 vitesh të votojë një rezolutë për mirëqeverisjen. Dyshoj që ka një pakt sepse nuk votuan kundër me idenë që do marrin pjesë në komisionin e posaçëm që do të ngrihet. Nga informacionet që kam është që synohet të krijohet një mekanizëm, ku kreu i SPAK jo thjesht të raportojë, por të krijohen mekanizma që të japë llogari dhe ky është rreziku më i madh. Parlamenti s’do nxjerrë thjesht rekomandime, por do duhet të marrin formë urdhëruese. Në dijeninë time ndërkombëtarët janë takuar edhe me përfaqësues nga opozita lidhur me një propozim të tillë. Në momentin që s’ka një reagim të gjerë, edhe ndërkombëtarët s’mund të dalin kundër vullnetit të gjithë politikës në Shqipëri, pasi ata janë zgjedhur me votat e shqiptarëve. Nga informacionet që kam pasur politika së paku te BKH i ka futur duart, ka çuar njerëzit e saj. ”.

Lidhur me situatën në KLP dhe mos pranimin e shkarkimit nga Alfred Balla, Kume tha që nuk është dinjitoz reagimi për një institucion të ri të drejtësisë.

"Për mendimin tim është për të ardhur keq sepse KLP është organ i ri, pas reformës në drejtësi, dhe më duket e pavend, njësoj si politika po më dukej KLP, që s’pranon vendimet e institucioneve të reja. Vendimi që është publikuar në faqen zyrtare të KPA thotë që ky vendim hyn në fuqi menjëherë. Vendimi është i formës së prerë, pastaj është e drejta jote të mbrohesh, të vazhdosh të gjitha rrugët. Nëse ka qenë vendim i gabuar, i kërkon shtetit dëmshpërblim dhe kthehesh me dinjitet. Nuk është dinjitioz për një institucion të ri të drejtësisë, sepse është shembulli për prokurorët dhe magjistratët. KLP do të bëjë Vetingun e prokurorëve në të ardhmen. Kanë çuar në të njëjtën kohë dy email-e, edhe zv.kryetari edhe z.Balla. Si mund të kërkojë kryetari që të mblidhen dhe të marrin vendim mbi atë, duke qenë ai në krye të karriges. Po dalim si PS që interpretoi vendimin e Kushtetueses për Olta Xhaçkën, këtë shembull do të na japë edhe drejtësia?"

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy